Të nderuar bashkëfshatarë,

Pas shumë përpjekjesh dhe kërkesash të përsëritura nga Bashkësia Lokale e fshatit Tatesh i Epërm drejtuar Komunës së Strugës për rehabilitimin e rrugës Tatesh i Epërm – Dobovjan, fatkeqësisht kemi dështuar në çdo tentativë. Në fund, arritëm që kërkesën ta çojmë deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe aty ajo u refuzua si amendament në buxhetin për vitin 2025.

Kjo rrugë është jetike për qarkullimin, sigurinë dhe zhvillimin e përditshëm të dhjetëra familjeve që jetojnë në këtë zonë, dhe refuzimi i saj është një injorim i qartë ndaj nevojave tona bazike.

Nëse nuk merret parasysh dhe nuk gjendet një zgjidhje konkrete për realizimin e kësaj rruge, paralajmërojmë se:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Do të bojkotojmë çdo formë zgjedhjesh, përfshirë edhe ato lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti!

Ne nuk do të pranojmë më që të përfaqësohemi nga askush që nuk mbron interesat tona minimale.

Kërkojmë reagim dhe zgjidhje urgjente nga autoritetet përkatëse!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";