Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela shprehi sot ngushëllime për vdekjen e veprimtarit ,intelektualit dhe njeriut të urtë, Vibar Hani nga Veleshta, shkruan Struga Ekspres.

“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të shokut, mikut, bashkëqytetarit tonë, veprimtarit dhe aktivistit nga Veleshta, Vibar Hani, na pikëlloi thellë.

Familja Hani humbi anëtarin e tyre të sinqertë, të urtë e të devotshëm. Veleshta aktivistin e shquar, Struga qytetarin shembullor, ndërsa shqiptarët humbën një veprimtar të ndershëm.

Vibar Hani u prehtë në paqe, ndërsa familjes dhe gjithë atyrë që e njohën dhe punuan me të, ngushëllime të sinqerta!”-shprehet Ziadin Sela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

(Struga Ekspres)

Ziadin Sela për vdekjen e Vibar Hanit: Veleshta humbi aktivistin e shquar, Struga humbi qytetarin shembullor dhe shqiptarët humbën veprimtarin e ndershëm shkruan Struga Ekspres.