Apple është një hap më afër sjelljes së iPhonet të shumëpërfolur – të palosshëm.

Gjiganti teknologjik raportohet se ka kërkuar nga kompania prodhuese “Foxconn” të krijojë mundësinë për testimin e dizajnëve të ardhshme të telefonit të famshëm.

Dy dizajnët do të jenë tërësisht të ndryshëm, raporton “tomsguide”, me njërin prej tyre me ekran më të madh që paloset, e tjetri që ka dy ekrane të ndara që bashkohen.

Ende është e paqartë nëse Apple planifikon të lansojë të dy telefonat që palosen apo do të eksperimentojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raportimi vjen pak kohë pasi kompania aplikoi për një telefon tejet fleksibil me një ekran që mund të paloset në të dy anët.

Apple së fundmi ka lëshuar familjen e re të telefonave, atë 12.