NASA po planifikon që të dërgojë një balonë me përmasat e një fushe futbolli në stratosferë, për të mësuar se si formohen yjet dhe planetët. Balona do të niset nga Antarktida në dhjetor 2023, si pjesë e misionit “ASTHROS” të agjencisë.

Instrumentet me të cilat do të jetë e pajisur balona, përfshi edhe një teleskop me rreze infra të kuqe, do të përqendrohen në zonën e formimit të yjeve në Rrugën e Qumështit dhe galaksitë e tjera. Kërkuesit synojnë që të studiojnë një proces që është quajtur “informacion yjor”, sipas të cilit do të mblidhet informacioni kryesor për formimin e yjeve përgjatë historisë së universit.

Testimet e para për projektin do të nisin muajin e ardhshëm. Balona do të jetë 121 metra e gjerë dhe do të arrijë të ngrihet në një lartësi mbi 39600 metra. Teleskopi mund të kontrollohet nga Toka dhe të shkarkojë në kohë reale të dhënat e mbledhura prej tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";