Facebook ka njoftuar këtë të martë se do ndalojë çdo faqe,grupe dhe adresa instagrami që përfaqësojnë teorinë e konspiracionit QAnon nga platforma e saj.

Kjo masë vjen tre vite pasi filloi teoria e konspiracionit të ekstremit të djathtë. Gjatë këtyre viteve adhuruesit e QAnon kanë përqafuar një numër të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, por besimet themelore false qëndrojnë në themel të QAnon ku flitet për shumë politikanë dhe persona të famshëm të listës A ku përfshihen njerëz që kanë bërë abuzime seksuale me fëmijë dhe që është një përpjekje e thellë për të minuar presidentin Donald Trump, shkruan CNN, transmeton TCH.

Vitin e kaluar një zyrë e FBI-së paralajmëroi se adhuruesit e QAnon janë një kërcënim i brendshëm terrorist.

Masa që ka marrë Facebook është pëlqyer nga shumë njerëz, por kjo platformë ka lejuar që teoritë konspiracioniste të rriten gjatë viteve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tani janë shumë republikanë që po garojnë në Kongres që kanë shprehur mbështetje për QAnon.

Në gusht, presidenti amerikan Trump i falënderoi ndjekësit e QAnon për mbështetjen që i japin.