Trump mbron komplotistët e QAnon: Më duan dhe e vlerësoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump mbron komplotistët e QAnon: Më duan dhe e vlerësoj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbrojtur ndjekësit e teorive të komplotit QAnon, pasi Facebook vendosi të fshijë qindra faqe dhe grupe të lëvizjes komplotiste të ekstremit të djathtë.

“Unë nuk di shumë për këtë lëvizje, por unë e kuptoj që ata më duan shumë dhe e vlerësoj”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Facebook njoftoi se ka hequr rreth 800 grupe QAnon për postimet e tyre, që “reklamojnë” dhunë dhe armë.

QAnon është një grup ndjekësish të teorive konspirative të ekstremit të djathtë, sipas të cilit ekziston një komplot sekret hipotetik i organizuar nga një shtet i thellë (grupi i të ashtuquajturave “fuqi të forta”) kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve të tij.

Advertisement

Trump mbron komplotistët e QAnon: Më duan dhe e vlerësoj shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy