Google ka njoftuar një sërë donacionesh financiare dhe masash për të ndihmuar fushatat e vaksinimit në SHBA dhe në botë, përfshirë një “agjent virtual” për të drejtuar personat që kanë pak ose aspak qasje në internet.

I arritshëm me mesazhe me tekst, bisedë në internet ose telefon, agjenti virtual bën të mundur caktimin e një orari për t’u vaksinuar ose të jep mundësinë për të bërë pyetje themelore në lidhje me kualifikimin personal, në 28 gjuhë të ndryshme.

Dega Cloud e gjigantit të teknologjisë e ka zhvilluar këtë mjet kryesisht për “personat me qasje të kufizuar në internet”, sipas një deklaratë.

Google theksoi se, në këtë mënyrë, dëshiron të lehtësojë vaksinimin e komuniteteve të pafavorizuara për sa i përket qasjes në shëndetësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania kaliforniane është zotuar të sigurojë 250 000 doza vaksinash për vendet në nevojë, të ndihmojë në financimin e qendrave të përkohshëm të vaksinimit në SHBA dhe të sigurojë 250 milionë dollarë në grante reklamuese për të ndihmuar qeveritë dhe organizatat shëndetësore, përfshirë OBSH-në, për të komunikuar në fushatat në vazhdim.