India planifikon të prezantojë një ligj që do të kufizojë ose ndalojë krejtësisht përdorimin e kriptovalutave të huaja si bitcoin e të tjera.

“India synon të ndalojë të gjitha kriptovalutat private në vend, por të lejojë disa përjashtime që promovojnë teknologjinë themelore [blockchain]të kriptomovalurave dhe përdorimet e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë indiane.

Projektligji gjithashtu parasheh të “krijohet një kornizë lehtësuese për krijimin e monedhës digjitale zyrtare” që do të lëshohet nga Banka Qendrore e vendit dhe Banka Rezervë e Indisë.

Në vitin 2018, një panel i qeverisë indiane rekomandoi ndalimin e të gjitha kriptovalutave private dhe propozoi deri në 10 vjet burg për shkelësit e ligjit, por nuk ishte marrë asnjë veprim deri më tash .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";