India synon të sigurojë 500 milionë doza të vaksinës për koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
India synon të sigurojë 500 milionë doza të vaksinës për koronavirus

India shpreson të marrë deri në 500 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në korrik të vitit të ardhshëm për rreth 250 milionë njerëz, tha të dielën ministri i Shëndetësisë Harsh Vardhan, derisa infeksionet në vendin e dytë më të prekur në botë, vazhdojnë të rriten.

India ka regjistruar rreth 6.55 milionë raste, 75,829 në 24 orët e fundit, ndërsa vdekjet e lidhura me COVID-19 kanë arritur gjithsej në 101,782, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ekziston një organ i nivelit të lartë të ekspertëve që është në të gjitha aspektet e vaksinave,” shkroi Vardhan në Twitter. “Vlerësimi ynë i përafërt dhe synimi do të jetë marrja dhe shfrytëzimi i 400 deri 500 milionë dozave që mbulojnë (200 milionë-250 milionë) njerëz deri në korrik 2021.”

Instituti Serum i Indisë dhe kompanitë private janë bashkuar me organizata nga Bill & Melinda Gates Foundation me zhvilluesin e barnave në SHBA Novavax Inc, për të siguruar vaksinat.

Advertisement

India, ka gjasa për rritje të infeksioneve pasi një pjesë e madhe e popullsisë është e paekspozuar ndaj virusit, sipas një studimi të publikuar./ REL

India synon të sigurojë 500 milionë doza të vaksinës për koronavirus shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy