Kompania e njohur britanike e video-lojërave, Codemasters, ka konfirmuar planin e shitjes te gjiganti amerikan “Take-Two”, raporton BBC.

Codemasters është më së shumti e njohur për lojë me gara me vetura, përfshirë seritë “Dirt Rally” dhe licencat e Formula 1.

Studioja është themeluar në Britani dhe aktualisht i ka selitë në Southam, Warwickshire.

“Take-Two” i ka ofruar një marrëveshje që e vlerëson Codemastersin rreth 739 milionë funte (afro 820 milionë euro) dhe Codemasters ka njoftuar se planifikon t’ia rekomandojë këtë marrëveshje aksionarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njoftimi ka ardhur në të njëjtën ditë kur është lansuar video-loja, Dirt 5.