Kompania letoneze e tankeve Dartz Motors ka prezantuar makinën e saj më të re të blinduar të quajtur Prombron SUV.

E krijuar që t’iu mbijetojë sulmeve me armë të rënda dhe shpërthimeve edicioni i limituar Prombron nis nga 750 mijë euro, ndërkohë që nëse doni versionin e artë, çmimi mund të arrijë deri 1.05 milionë euro.

Ajo që është e çuditshme është se emri i plotë i makinës është “Dartz Motorz Prombron The Dictator Aladeen Edition MMXXII”.

Dhe krijimi lidhet me filmin e famshëm satirik, ‘Diktatori’ të aktorit Sasha Baron Cohen. Dartz ndërtoi 3 makina posaçërisht për personazhin e Gjeneralit Aladeen, liderin e republikës së Wadiya.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";