minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mund të përdoret edhe në rrugë, del në shitje makina e Batmanit - Struga.info


Mund të përdoret edhe në rrugë, del në shitje makina e Batmanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mund të përdoret edhe në rrugë, del në shitje makina e Batmanit

Një imitim i makinës së Batmanit, që mund të përdoret normalisht në rrugë, do të dalë në ankand duke filluar nga 35 000 euro. Kjo makinë është një kopje 100% e Batmobile që është parë në filmat e vitit 1989 dhe 1992, me protagonist Michael Keaton.

Në vitin 2016, një kompani në Britani ndërtoi këtë mjet, duke përdorur si bazë një Ford Mustang të vitit 1965. Shasia e zezë u ndërtua më pas sipër Mustangut.

Pasi përfundoi puna për këtë makinë, ajo u ble nga Muzeu i Motorëve në Londër, ku u ekspozua për publikun e gjerë. Por, pasi ky muze u mbyll për shkak të konflikteve me bashkinë, makina e Batmanit doli në shitje.

Duke qenë se është 7 metra e gjatë, personi që do ta blejë do ta ketë pak të vështirë për të gjetur vende parkimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy