Autoritetet australiane dhe ato amerikane po kryejnë një hetim ndaj një grupi për organizim të paligjshëm të garave në Counter Strike.

Komisioni i lojërave online “ESIC” po punon me FBI-në për ta gjurmuar grupin. Pretendimet përfshijnë pranim të ryshfetit nga grupe të bastoreve për manipulim të garave.

Ian Smith, zyrtar i “ESIC” ka deklaruar se kanë punuar me FBI-në jo vetëm për t’i investiguar lojtarët që kanë qenë pjesë e garave individualE por edhe grupet e tjera të përfshira, njofton BBC.

Smith i përshkroi garuesit “manipulues” si “idiotë”. Counter Strike është ndër lojërat më aktive dhe më të popullarizuara mbarë botën. Ajo posedon disa versione dhe u lejon garuesve të luajnë si individualisht ashtu edhe në grupe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";