Në hapjen e konferencës “OSCAL ALBANIA”, pjesëmarrësit diskutuan në ditën e parë për mundësitë e zhvillimit në Shqipëri të programeve me kod të hapur, ku çdokush të ketë mundësi të aksesojë internetin, duke mos qenë i varur vetëm nga rrjetet e njohura deri më sot.

Gjithashtu, promovimi i kulturës me frymë të lirë, njohuria e hapur dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike ishin disa nga temat e diskutuara prej folësve që vinin nga shtete të ndryshme si Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Italia, etj. Shumë prej pjesëmarrësve janë sponsor të rrjeteve të paravera të internetit që duan ta përhapin këtë frymë edhe në Shqipëri.

Ndërkaq u paraqitën edhe projekte të ndryshme siç ishte një robot që një kompani italiane po zhvillon dhe parashikohet që kur ky projekt të përfundojë, roboti, i cili është një softwere me kod të hapur, ku klienti ka akses ta përdorë atë sipas interesit dhe që mund të dërgojë apo marrë e-mail, të ndihmojë në biseda, të punojë dokumente, etj. Pjesëmarrësit ishin gjithashtu të interesuar edhe për printerin 3D, ku projektuan disa objekte.

Në konferencën, e cila zhvillohet përgjatë 2 ditëve dhe ku A2CNN është partner mediatik, pati edhe përfaqësues të agjencive qeveritare, zhvillues, akademikë apo edhe grupe vullnetare, të cilët pasi informohen rreth internetit me kod të hapur, e përhapin këtë informacion edhe për shtresa të tjera të interesuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";