OSCAL, konferenca dedikuar teknologjisë “open source” dhe dijes së hapur vjen për herë të 7-të në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OSCAL, konferenca dedikuar teknologjisë “open source” dhe dijes së hapur vjen për herë të 7-të në Tiranë

Shumë pak e dinë që teknologjitë “open source” fuqizojnë pjesën më të madhe të pajisjeve që përdorim në të përditshme tonë. Paralelisht, shumë prej nesh jemi të informuar tashmë rreth keqpërdorimit të të dhënave tona personale online… Fatmirësisht, këto tematika dhe jo vetëm do trajtohen gjatë ligjërimeve dhe punëtorive në edicionin e 7-të të Open Source Conference Albania.

OSCAL zhvillohet nga komuniteti Open Labs Albania për të trajtuar teknologjitë me kod burim të hapur, të dhënave të hapura dhe dijes së lirë ku ligjërues nga vendi dhe qytete të ndryshme të Evropës do organizojnë një larmishmëri prezantimesh dhe punëtorish me tematika që na prekin në të përditshme tonë: standardet dhe teknologjitë e hapura, rëndësinë e tyre për ne si individë, institucione publike dhe kompani, siguria dhe privatësia në internet, sistemet e operimit Linux dhe tematika të tjera rreth fushës së teknologjisë dhe informacionit.

E veçanta e këtij edicioni është që pjesë e eventit do jetë edhe samiti i openSUSE (https://events.opensuse.org/conferences/oSO22), që vjen për herë të parë në Shqipëri, me ligjërime dedikuar sistemit të operimit openSUSE, i cili është një nga sistemet me te përdorura si për përdoruesit e thjeshtë, por edhe për platforma cloud.

Kjo fundjavë pritet të grumbullojë në ambientet e European Youth Capital (https://oscal.openlabs.cc/venue/) mbi 300 entuziastë të teknologjisë së informacionit, zhvillues si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë, pa censurë dhe fake news.

Advertisement

OSCAL ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit në një mënyrë ndërvepruese me një larmishmëri prezantimesh (https://wiki.openlabs.cc/faqja/OSCAL_2022/Axhenda), punëtorish si dhe info booths, që do të mbahen paralelisht si pjesë e të dyja ditëve të konferencës ne 18 dhe 19 qershor 2022.

Pjesëmarrja është e lirë për këdo që dëshiron të marrë pjesë, mjafton të regjistroheni (pa pagesë) në: osc.al/register

A2 CNN vazhdon të jetë pranë teknologjive inovatore duke mbështetur mediatikisht këtë edicion të #OSCAL2022.

Informacion i mëtejshëm:

Advertisement

Website: oscal.openlabs.cc

Rrjetet sociale:

Hashtag: #OSCAL2022

Advertisement

Twitter: @OSCALconf

Instagram: @oscalconf

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy