Pas “patronazhistëve”, “pagave” dhe “targave”, një tjetër databazë me të dhënat e shqiptarëve po qarkullon në internet. Numrat e telefonit, të grupuar si të ishin “paketa promocionale” po shiten për shifra nga 150 deri në 4 mijë euro.

“Domeni është hapur në Panama, aty ku nuk jep fare llogari, pagesat janë me kriptomonedha kështu që kushdo mund ta blejë”, thotë për A2 CNN Shahin Dokuzi, ekspert i sektorit IT.

Regjistrimi i faqes në Panama e ka një arsye. Sipas Besmir Semanajt, tjetër ekspert i fushës, “ato vende nuk i japin rendësi dhe nuk i ndjekin keqbërësit që blejnë domenet e këtyre vendeve”.

Po cili është rreziku i rrjedhjes së numrave të telefonit, në një kohë kur thuajse të gjitha të dhënat e shqiptarëve nuk janë më private?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 ‘Përtej marketingut, bëjnë edhe spam, përshembull ftohen personat për blerjen e kriptomonedhave”, shton Dokuzi.  

Ekspertët tregojnë edhe nëse databaza e numrave të telefonit ka lidhje me rrjedhjen e mëhershme të të dhënave.

 “Me sa pashë kishte edhe të dhënat për vendin e punës, kështu që nuk besoj se të dhënat kanë dalë nga kompanitë telefonike”, thotë Semanaj.

Lidhur me qarkullimin e databazës së numrave të telefonit në internet Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale njoftoi hapjen e një hetimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";