Pas Facebookut hakerat “mësyjnë” një tjetër platformë, vidhen të dhënat e 500 milionë njerëzve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas skandalit me Facebook, një tjetër sulm hakerash ka prekur 500 milionë persona.

Kompania LinkedIn pranoi se të dhënat e gjysmë milionë përdoruesish, janë tashmë në shitje në një faqe interneti të njohur nga hakerat.

“Të dhënat nga përdoruesit e LinkedIn përfshijnë vetëm informacione që njerëzit vendosën si publike në profilet e tyre. Kjo nuk është një shkelje e të dhënave të LinkedIn dhe asnjë e dhënë e llogarisë së anëtarit privat nga LinkedIn nuk u përfshi në ato që kemi qenë në gjendje të rishikojmë”, deklaroi platforma.

Megjithatë, CyberNeWs, që raportoi lajmin i pari, bëri me dije se ID-të e përdoruesve, emrat, adresat e postës elektronike, numrat e telefonit, gjinitë, titujt profesionalë e të tjerë, po dilnin në ankand për një shumë me katër shifra.

Advertisement

Ky lajm pason një skandal të ngjashëm me Facebookun, ku të dhënat e 500 milionë përdoruesve ishin vjedhur dhe shiteshin për pak dollarë në “dark web”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy