Kanë kaluar 55 vite që prej se astronauti i Apollo 8, Bill Anders shkrepi një foto ikonike që do të ndryshonte perceptimin e njerëzve për botën tonë përgjithmonë.

E njohur si “ngritja e Tokës,” imazhi kapte blunë e planetit ndërsa “notonte” në errësirën e përjetshme të hapësirës.

Tashmë, orbituesi i parë hënor i Koresë së Jugut ka risjellë “ngritjen e Tokës”, por kësaj radhe fotot janë bardhezi dhe në to shfaqet Toka dhe Hëna.

Danuri, një bashkim i fjalëve koreane për “hënë” dhe “shijoj”, u lëshua me anë të një rakete SpaceX nga SHBA në gusht 2022 dhe hyri në orbitën hënore muajin e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga dhjetori, orbituesi hënor ka dërguar foto mbresëlënëse të planetit tonë dhe sipërfaqes hënore, duke përfshirë këto këtu ato që janë postuar në faqen e internetit të Institutit Korean të Kërkimeve Ajrore.

Fotografitë përfshijnë një sërë peizazhesh hënore dhe një fotografi të Tokës që ngrihet mbi horizontin e hënës.