Specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendrorë të institucionit.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale SHÇBA sqaron se është bërë i mundur në kohë të shpejtë bllokimi i këtij sulmi, duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

Sipas SHÇBA, aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";