Është përuruar këtë javë në Varshavë të Polonisë qiellgërvishtësja më e lartë në Europë, e njohur ndryshe si kulla Varso.

Ndërtesa është e gjatë 310 m dhe për momentin është godina më e lartë e Bashkimit Europian.

Qiellgërvishtësja është e pajisur me zyra, restorante, dyqane dhe nisi të ndërtohej në vitin 2017.

Ajo është e vendosur në qendër të Varshavës në një vend pranë stacionit hekurudhor të qytetit. Qiellgërvishtësja është 53-katëshe dhe ka një sipërfaqe 70,000 metra katrorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";