VIDEO/ Qiellgërvishtësja lëkundet frikshëm, njerëzit vrapojnë të tmerruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Qiellgërvishtësja lëkundet frikshëm, njerëzit vrapojnë të tmerruar

Një nga qiellgërvishtësit e Kinës u evakuua të martën pasi filloi të lëkundej.

 

Ndërtesa 79-katëshe filloi të lëkundej në mënyrë të pashpjegueshme rreth orës 13:00.

 

Advertisement

Njerëzit, të shokuar nga pamja, vraponin që t’i shpëtonin çdo lloj incidenti që mund të kishte pasoja tragjike. Ngjarja ndodhi në qytetin jugor, Shenzen.

 

Shkaku i lëkundjes po verifikohet nga autoritetet, ndërsa mësohet se në ato momenti nuk u regjistrua asnjë tërmet.

 

Advertisement

“Pas kontrollimit dhe analizimit të të dhënave të stacioneve të ndryshme të monitorimit të tërmeteve në të gjithë qytetin, nuk ka pasur tërmet në Shenzhen sot”, thonë zyrtarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy