Modeli origjinal mekatronik i alienit të vogël nga klasiku fantastiko-shkencor i Steven Spielberg-ut “ET the Extra-Terrestrial” është shitur gjatë fundjavës për një vlerë marramendëse prej 2.56 milionë dollarësh.

Modeli, i cili është krijuar nga mjeshtri i efekteve speciale, Carlo Rambaldi në vitin 1981, doli në ankand bashkë me objekte të tjera në “Icons and Idols: Hollywood” të vendosur nga Julien’s Auctions dhe Turner Classic Movies (TCM).

“E cilësuar si një kryevepër inxhinierike, kjo figurë animatronike e veçantë, me 85 pika artikulimi, daton para ardhjes së efekteve CGI (Imazhe Grafike Kompjuterike) në film dhe është ideuar, zhvilluar dhe projektuar në vitin 1981,” thuhej në përshkrimin e ET.

“Alieni” me sy të mëdhenj, lëvizjet e të cilit përfshinin shprehje të fytyrës, lëvizje të qafës si dhe lëvizjen e famshme të gishtit tregues të ndezur, u bë realitet nga një ekip animatorësh duke përdorur elementë elektronikë dhe mekanikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas listës së ankandit, Spielberg e përshkroi modelin ET si “mrekullinë e tetë të botës së filmit”.

“ET the Extra-Terrestrial”, me aktorë Henry Thomas dhe Drew Barrymore, tregonte historinë e një alieni miqësor i cili tentoi të kthehej në shtëpi pasi mbeti në një lagje periferike të SHBA-ve.