Porsche i vjetër i Tom Cruise shitet për 1,98 milionë dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porsche i vjetër i Tom Cruise shitet për 1,98 milionë dollarë

Porsche 928, me të cilin Tom Cruise është shfaqur në vitin 1983 në filmin “Risky Business”, është shitur për një shifër marramendëse prej 1,98 milionë dollarë në një ankand të mbajtur në fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur një rekord për makinat sportive gjermane.

Porsche doli në ankand së bashku me shumë automjete të tjera, por rrëmbeu të gjithë vëmendjen duke befasuar edhe ekspertët e automjeteve klasike.

Rekordi i mëparshëm për shitjen e një makine Porsche 928 ishte 296 mijë dollarë në vitin 2016, Clubsport, një nga 5 të tilla të prodhuara më parë. Tashmë, kjo shifër është eklipsuar nga makina e “Risky Business”, e cila u shit për një vlerë 47 herë më të lartë se sa kushtin një Porsche 928.

Megjithatë, kjo nuk është makina më e shtrenjtë e cila është shfaqur në një film. Vendi i parë mbahet nga Aston Martin DB5 që është përdorur në filmat e James Bond “Goldfinger” dhe “Thunderball”, i cili u shit në vitin 2010 për 4,6 milionë dollarë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy