Shkencëtarët në Singapor njoftojnë se kanë arritur të krijojnë një lloj “lëkure elektronike”, e aftë për të rikrijuar ndjesinë e të prekurit.

Një risi kjo, për të cilën ata shpresojnë se do të mund t’iu mundësojë njerëzve me gjymtyrë të dëmtuara dhe që kanë vënë proteza të dallojnë objektet, strukturën e tyre si dhe të ndjejnë temperaturën dhe dhimbje.

Krijimi i quajtur ACES (Asynchronous Coded Electronic Skin) është e përbërë nga 100 sensorë të vegjël.

Kërkuesit në Universitetin Kombëtar të Singaporit bëjnë me dije se kjo lloj lëkure mund të procesojë informacionin më shpejt se sistemi nervor njerëzor, është e aftë të dallojë 20-30 lloje të ndryshme përbërësish, madje mund të lexojë dhe shkronjat “Braille” me një saktësi 90%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Njerëzit kanë nevojë ta rrëshqasin dorën në objekt për të parë strukturën e tij, por në rastin tonë me “lëkurën elektronike” mjafton një prekje e vetme për ta zbuluar”, u shpreh drejtuesi i ekipit kërkimor Benjamin Tee.