Një robot i quajtur ‘Cassie’ vendosi rekord Guinness në garën e vrapimit për 100 m duke u bërë droidi i parë me dy këmbë që arrin këtë kohë.

Sipas testuesve, ‘Cassie’ arriti ta kryente garën për 24.73 sekonda, pa u rrëzuar asnjëherë.

Megjithatë, kjo kohë është 15 sekonda më e lartë nga rekordmeni njerëzor Usain Bolt, i cili të njëjtën distancë e ka kryer për 9.58 sekonda.

Krijuesit e këtij roboti, një grup nga Oregoni u shprehën se ky zhvillim përfaqëson një hap të madh për njerëzimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";