Ishin duke luajtur shah, roboti i thyen gishtin 7-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teknologjia po përparon me hapa të mëdhenj dhe tashmë, falë zhvillimit të inteligjencës artificiale, një robot dhe një njeri mund të luajnë shah së bashku. Megjithatë, mund të ndodhin edhe aksidente si ai që ndodhi gjatë një turneu në Moskë.

Një djalë 7-vjeçar po luante kundër një roboti dhe lajmi nuk është se makineria fitoi apo humbi lojën e shahut, por që roboti kapi një nga gishtat e fëmijës dhe e theu atë. Ngjarja është konfirmuar nga Presidenti i Federatës së Shahut të Moskës, Sergej Lazarev.

Incidenti ndodhi pasi djali po luante shumë shpejt, duke filluar lëvizjet e tij para se roboti të kishte përfunduar të tijat. Nënkryetari i Federatës Ruse të Shahut, Sergey Smagin, shpjegoi se “ka disa rregulla sigurie dhe me sa duket fëmija i ka shkelur ato. Kur bëri lëvizjen e tij, djali nuk e kuptoi se duhej të priste fillimisht”.

Sergej Lazarev ka saktësuar se roboti “ishte përdorur në shumë simultane shahu pa problem”.

Advertisement

I mituri është një nga 30 shahistët më të mirë rusë të moshës së tij dhe u kthye për të marrë pjesë në garë të nesërmen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy