Qiell plotësisht i errët dhe shi meteorësh, me të paktën 100 të tillë në moment, ky është spektakli që mbrëmja e 14 dhjetorit do të dhurojë. Pozicioni i Tokës më pranë Diellit e më larg Marsit sjellin atë që konsiderohen si meteorët Geminidi.

Saktësisht, spektakli i yjeve nis pas orën 02:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa bukuria e këtij fenomeni është e papërshkrueshme.

Shtigjet e shkëlqyera të dritës do të presin kupa qiellore gjatë javës, por të gjithë ata, pasioni i të cilëve për yjet do të fitojë mbi të ftohtin, do të mund të shijojnë një spektakël të pabesueshëm.  Si gjithmonë, indikacionet për t’i parë ato në maksimumin e tyre jepen nga Unioni i Astronomëve.

Shiu i meteorëve Geminidi quhet kështu sepse  vjen nga yjësia e Binjakëve. Në realitet, ai rrjedh nga fragmentet e lëna nga asteroidi 3200 Phaeton, i cili megjithatë ende nuk është përcaktuar me siguri nëse është me të vërtetë një asteroid i vërtetë. Sipas NASA, është e mundur që Phaethon të jetë një “kometë e vdekur” ose një lloj i ri objekti që astronomët po i referohen si “kometë shkëmbore”./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";