Tre shkencëtarëve iu është akorduar Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2020, në lidhje me punën e tyre kërkimore për të kuptuar vrimat e zeza.

Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez u shpallën fituesit e këtij viti përmes një konference shtypi në Stokholm. Fituesit do të ndajnë mes tyre paratë e çmimit që arrijnë rreth 1 mln euro.

David Haviland, kryetar i komitetit të çmimit të fizikës, tha se çmimi i këtij viti “feston një nga objektet më ekzotike në Univers”.

Vrimat e zeza janë rajone të hapësirës ku graviteti është aq i fortë sa as drita nuk mund të shpëtojë prej tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fizikanti i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, Roger Penrose demonstroi se vrimat e zeza ishin një pasojë e pashmangshme e teorisë së relativitetit të përgjithshëm të Albert Ajnshtajnit.