Ishte dënuar me vdekje/ Trafikanti i drogës hap tunel dhe arratiset nga ujërat e zeza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte dënuar me vdekje/ Trafikanti i drogës hap tunel dhe arratiset nga ujërat e zeza

E pabesueshme ajo që ka ndodhur pak ditë më parë në Indonezi.

Sipas mediave të këtij vendi, një trafikant kinez i drogës i dënuar me vdekje në Indonezi u arratis përmes një tuneli të sistemit të ujërave të zeza.

Cai Changpan, i njohur gjithashtu si Cai Ji Fan, ishte në burg në Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta. Ai ishte dënuar si trafikant i metamfetaminës në sasi të konsiderueshme.

Mirëpo pak ditë më parë ai ka bërë një arratisje spektakolare dhe që pak kush do ta kishte menduar.

Advertisement

Ai kishte gërmuar një vrimë nga qelia e vet në gypat e ujërave të zeza që të conte në një rrugë jashtë burgut.

Cai e hapi tunelin duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut ndërsa u arratis gjatë orarit të ndërrimit të rojeve të burgut

Shoku i tij I tha policisë se Cai kishte planifikuar këtë arratisje për gjashtë muaj me radhë. Deri tani pavarësisht kërkimeve të shumta të policisë indoneziane, trafikanti I madh kinez nuk është kapur.

Ishte dënuar me vdekje/ Trafikanti i drogës hap tunel dhe arratiset nga ujërat e zeza shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy