Rrjeti social me emrin “Hive” është trendi më i ri në internet. Platforma teknologjike, që ngjan me Instagramin, ka shpërthyer të mërkurën, pak pasi filmi shqiptar “Zgjoi” – në anglisht “Hive” – mori tre çmime të rëndësishme në festivalin prestigjioz “Sundance Film”

Aplikacioni s’është i ri. Ai funksionon nga viti 2019, por në llogaritë e tij në rrjetet tjera sociale “shpërthimin” e përjetoi pasi filmi shqiptar shijoi triumfet historike. Të mërkurën, rrjeti social njoftoi në Twitter se i shtoi 130 mijë ndjekës për vetëm pak orë. Krejt kjo ndodhi pasi filmi shqiptar “Zgjoi” – anglisht “Hive” – fitoi Çmimin e Jurisë, atë të Regjisë më të mirë dhe të Audiencës.

“Hive” përngjan me Instagramin. Aty njerëzit mund të ndjekin njëri-tjetrin dhe të ndjekin përmbajtjet bazuar në interesat e tyre. Mund të zgjidhen edhe këngët për profilin e tyre.

Sipas “Life&Style”, “Hive” ishte krijuar dhe menaxhohet nga një grua, me emrin Kassandra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“‘Hive’ është një vend ku të gjithë janë të mirëpritur, andaj duam të kemi njerëz nga të gjitha komunitetet – nga personat e thjeshtë deri në blogerë për ushqim, udhëtim, bukuri, vetura etj. Pavarësisht interesave tuaj ju duhet t’i përmbaheni rregullave të ‘Hivet’”, ka thënë Kassandra në përshkrimin e këtij rrjeti social.

“Zgjoi” i Kosovës me tre trofe bën histori në “Sundance Film…

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";