Një shkëlqim verbues që zbehet deri në zhdukje, kështu shuhet një yll që vdes. Teleskopi hapësinor Hubble sjell pamjet e jashtëzakonshme të një supernove, filmuar me opsionin “time-lapse”

Supernova me emrin SN 2018gv, shpërtheu brenda galaktikës spirale Ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit tonë diellor, në konstelacionin e hemisferës jugore Puppis.

Shpërthimi i përjetësuar nga Hubble është rezultat i një viti vëzhgimesh, si pjesë e programit mbi supernovat i koordinuar nga Universitetit Amerikan Johns Hopkins dhe Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor.

Shpërthimet e supernovave janë ndër fenomenet më të bukura në kozmos, me një shkëlqim që arrin deri në 5 miliardë herë më e lartë se ai i Diellit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";