Kur lidhja jote e internetit është me wi-fi, ka një limit të caktuar distance nga routeri. Si për të kontrolluar karburantin e makinës, për të ditur a jemi brenda rrezes kontrollojmë vijat e ikonës së lidhjes.

Por për të qenë edhe më saktë, ka shifra ekzakte. Sinjali i rrjetit matet me decibel, të cilët shprehen në numra negativë, sa më afër 0 aq më i fortë sinjali. Për shembull -80 dBm është shumë më i dobët si sinjal se -30 dBm.

Për më tepër sinjali i internetit nuk është linear, ai është algoritmik, çdo 3 dBm ndikon në dyfishim apo përgjysmim të tij. Diferenca 10 dBm duhet të ndryshojë 10 herë më pak a më shumë.

-30 dBm është lidhje goxha e mirë me distancë pak hapa larg burimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-30 dBm deri në -50 dBm është distancë e mjaftueshme.

-67 dBm është distanca më e largët që mund të garantojë shërbim të pranueshëm.

-80 dBm është distancë e mjaftueshme për të qëndruar lidhur, por shërbimi është i padobishëm.

Për të matur këtë distancë në Mac mjafton të mbash shtypur ikonën e lidhjes derisa të shfaqet një listë me të dhëna. Indikatori RSSI tregon forcën e sinjalit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Windows nuk e ka një tregues të tillë të integruar, por ka mjaft aplikacione fala për të dhënë detaje. Një kërkim i thjeshtë duhet të të kryejë punë.