“Copy-Paste” nuk do të jetë më njësoj në përditësimin e ri të Windows 10

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Microsofti mund të jetë duke planifikuar që të lansojë përditësimin e ri, Windows 10X, në pranverën e vitit 2021, por disa nga opsionet e reja të këtij sistemi operativ mund të arrijnë në Windows 10 shumë më herët sesa pritej. Ndër opsionet e reja përfshihet edhe një panel i ri i cili tërësisht ndryshon mënyrën se si punon “copy-paste (kopjimi dhe bartja e të dhënave)”.

Sipas Windows Latest, gjiganti i teknologjisë në përditësimin “Windows 10 Build 20185” ka shtuar një panel të ri i cili ua mundëson përdoruesve që të futin emotikonet, GIF-at dhe përmbajtje të tjera në menynë kryesore të tyre, shkruan techradar, transmeton KOHA. Paneli i ri, po ashtu, përmban disa veçori të reja që ua lehtësojnë përdoruesve të shtojnë përmbajtje në mesazhet e tyre, dokumentet dhe e-mailet.

Gjithashtu, në mënyrë të lejimit të qasjes në emotikonet dhe GIF-at e përdorur së fundmi, paneli i ri përfshin veçorinë e re të quajtur “Clipboard History” e cila shfaq listën e përmbajtjeve të cilat përdoruesit i kanë kopjuar së fundmi në menynë kryesore.

Problemi më i madh është se brenda këtij opsioni, deri tani janë ruajtur deri në 25 elemente të përdorura më parë, kështu që të vjetrat fshihen sapo të shfaqen të rejat, por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Advertisement

Opsioni i ri “Clipboard History” së shpejti do të vijë në Windows 10, dhe mbështet jo vetëm tekstin, por edhe fotot dhe përmbajtjen HTML. Kështu, funksioni i vjetër “copy-paste” do të pësojë një ndryshim që së shpejti mund ta dërgojë atë në histori, pasi përmbajtjet kopjohen gjithnjë e më pak, dhe mbahen mend gjithnjë e më shpesh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy