Skënderbeu shpallet kampion, vajzat korçare mposhtën Tiranën në volejboll

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skënderbeu shpallet kampion, vajzat korçare mposhtën Tiranën në volejboll

Skënderbeu pas fitores në ndeshjen e 3 me Tiranën me rezultatin 3-1 është shpallur kampion kombëtar në volejbollin për femra, i dyti në tre vitet e fundit.

Edhe ndeshja e tretë e luajtur në Korçë ka filluar si e pak ditëve më parë në kryeqytet, pasi Tirana ka fituar setin e parë me rezultatin 17-25.

Më fitoren e këtij seti, kryeqytetaset kanë shpresuar në përmbysjen e ndeshjeve por korçaret e Orlando Kojës nuk ua kanë dhënë këtë mundësi pasi kanë fituar setin e dytë 25-19, setin e tretë 25-17 dhe setin e katërt 25-22 dhe krejt takimin 3-1

Kaina Williams është shpallur lojtarja me e mire e finaleve, e cila nuk i ka fshehur emocionet pasi tek Skënderbeu i këtij sezoni është rikthyer në merkaton e dimrit.

Advertisement

“Erdha për të fituar. Ja dolëm. Patjetër që ka emocione të shpallesh lojtarja me e mire e finaleve. Fituam gjithçka. Ky ishte qëllimi. Ne jemi Skënderbeu”, tha Williams.

Të emocionuara pas titullit të fituar ishin te gjitha lojtaret përfshi këtu kapitenen Elena Bego dhe shkodranen Sara Malaj.

“Ishte një finale e merituar sepse kemi lufuar shumë për këtë ditë edhe ja dolëm”,  tha Bego.

“Në ekpin e Korçës çdo gjë është e mundur dhe me punë”,  u shpreh Malaj.

Advertisement

Ky është titulli i parë kampion për trajnerin Orlando Kojën, ndërkohë që në dy sezonet e tij tek ky ekip ka fituar 7 trofe.

“Jemi gjithmonë në rritje kështu do të shohim edhe për aktivitete që të përfaqësojmë Shqipëinë. Korca është kryeqyteti i volejbollit shqiptar”,  tha Koja.

Në ndeshjet finale Skënderbeu ka fituar me Tiranën në Korçë 3-0, në kryeqytet 1-3 dhe këtë të shtunë në juglindje me rezultatin 3-1. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy