Bëni Like Struga.info në Facebook


Skënderbeu kërkon trofe të rinj, vajzat korçare të volejbollit forcohen me lojtare të huaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skënderbeu kërkon trofe të rinj, vajzat korçare të volejbollit forcohen me lojtare të huaja

Skënderbeu në volejboll për femra kërkon jo vetëm titullin kampion por edhe trofetë e tjera të këtij sezoni.

 

Trajneri Orlando Koja thotë se skuadra korçare ka grupin e duhur për të qenë ekipi dominues i volejbollit shqiptar.

 

Advertisement

Për të arritur këtë objektiv, drejtuesit janë kujdesur që të përforcojnë pikat e dobëta duke afruar lojtare të reja. Këto ditë skuadrës i është bashkuar volejbollistja amerikane Xhesika Hejni.

 

XHESIKA HEJNI

VOLEJBOLLISTE

Advertisement

 

Nuk kisha dëgjuar më përpara për Skënderbeun, por profesori më tregoi për të dhe më kërkoi që ti bashkohem ekipit. Ekipi është shumë i mirë, pasi ekipi ku luaja më përpara nuk ishte dhe aq i mirë për mua, ndërkohë që këtu ndihem mirë. Normal që do të fitojmë të gjitha trofetë e këtij sezoni.

 

Ky sezon për korçaret e rrjetës fillon këtë javë me ndeshjet e pjesës së dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në Kosovë, për të vazhduar më pas me Kupën e Shqipërisë, dhe me Kampionatin Kombëtar.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy