Skënderbeu synon titullin; “vajzat e rrjetës” gati për sezonin e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

U deshën 36 vite që ekipi i vajzave të Skënderbeut në volejboll të sillte në Korçë titullin kampion.

 

Por korçaret e rrjetës ky kampionat pritet të nisë nga e para pasi pesë lojtaret e huaja si dhe trajneri Pandush Kapedani, të cilët kontribuuan në fitimin e titullit, u larguan pa dhënë arsye.

 

Advertisement

Pankina për këtë sezon i është besuar teknikut Orlando Kojen, i cili pavarësisht prurjeve të reja në ekip kërkon afrimin e emrave të tjerë me qëllim mbrojtjen e titullit.

 

 

ORLANDO KOJA – TRAJNER I SKENDERBEUT

Advertisement

Ekip që fiton konfirmohet, por unë kam ardhur në një moment që ekipi fitues ka marrë një rrugë të re dhe ato pjesëmarrëse do ishte kënaqësi t’i kisha, por ato ishin pozicionuar në ekipe të tjera. Patjetër që duhet puna. Titulli duhet punë, por ne do jemi një ekip fitues.

 

Edhe për vetë volejbollistet ky kampionat pritet të jetë më i vështirë.

 

Advertisement

ELENA BEGO – KAPITENE E SKENDERBEUT

 

E lehtë nuk është. Këtë do ta tregojë fusha.

 

Advertisement

EDONA KALLUTRA – VOLEJBOLLISTE E SKENDERBEUT

 

Është eksperienca ime e parë në Shqipëri. Kam ardhur në një ekip shumë të mirë dhe përgjegjësi bie dyfish mbi mua sepse duhet të kontribuojë që të dalim kampion përsëri.

 

Advertisement

Krejt ndryshe nga sezoni i kaluar kur ekipi ishte i plotësuar, kësaj here duket se goditjet e mëdha me lojtaret e huaja do të vijnë në merkaton e dimrit. Trajneri Orlando Koja emrat e lojtareve i ka gati.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy