Florian Marku gati për ndeshjen e “jetës”/ Rrëfimi për Vizion Plus i kampionit lushnjar: Dua titullin para shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Florian Marku gati për ndeshjen e “jetës”/ Rrëfimi për Vizion Plus i kampionit lushnjar: Dua titullin para shqiptarëve

25 gushti është dita e shumëpritur për boksierin shqiptar, Florian Marku. Më në fund, ai vjen në një ndeshje në “Air Albania” stadium.

 

Në një interviste posaçrisht për Vizion Plus ai rrëfen rrugëtimin e tij në këtë sport si dhe ëndrrën, tashmë të realizuar, për t’u ndeshur në atdhe.

 

Advertisement

FLORIAN MARKU

BOKSIER

 

Jam shumë I lumtur, e kam pritur një moment si ky që kur kam qënë I vogël, që kur e kam nisur karrierën time, dhe kurrë se kisha imagjinuar veten që do të arrija këtu sot.Do të ndeshem në një stadium futbolli  ku do të kemë  të gjithë shqiptarët  të më përkrahin,do të kemë një televizion si Sky Sport që do transmetoi ndeshjen dhe që më përkrahin për mua është dicka e pabesueshme. Ndaj jam shumë I lumtur dhe I përgatitur si kurrë më parë dhe mezi pres të luaj me datë 25 gusht.

Advertisement

 

Vizion Plus: Përpara se të flasim më shumë për ndeshjen, dua të pyes pak se sa i  vështirë ka qenë rrugëtimi yt për të arritur deri këtu dhe të zhvillosh karrierën në Angli.

 

Kam ikur I vogël në Greqi ku ja kam nisur karierës me kikboks  si fillim e më pas I fitova të gjitha kampionatet në Greqi ,pos pas disa problemeve me dëmtime,ju ktheva në kafaz në MMA ku kisha 7 fitore dhe asnjë humbje, por pas një operimi të madh në dorën time të majt nxorra gishtin e dorës  dhe nuk mundja të luaja më.Dhe vendosa  të iki në Angli të boksoi .Kam ndjekur ëndërrat e mija për të arritur këtu ku jam dhe tani ja ku jemi.

Advertisement

 

Vizion Plus:A ka pasur ndonjë moment në jetën tënde që të është mërzitur ky sport dhe nuk ke pasur më dëshirë për ta vazhduar ?

 

Kur kam qënë I vogël 1 vit rrjesht  haja dru nga dikush në stërvitje dhe kur shkoja në shtëpi mendoja se mos ndoshta nuk jam për këtë sport, por kurrë nuk u dorëzova dhe pas në viti fillova ta rrihja atë që me kishte pas rrahur .

Advertisement

 

Vizion Plus:Kthehemi pak te ndeshja .A ka “frikë” Floriani nga kundërshtari që do të ketë përballë?

 

Frikë nuk kam pasur që kur e kam nisur këtë karrierë nga asnjë.Nuk besoj se ka më të mirë se unë ,kam shumë besim tek vetja dhe ja kam dedikuar jetën këtij sporti .Meksikani ka 21 fitore dhe 2 humbje ,ndeshem për një titull shumë të madh që është WBC Silver është titulli im I dytë që unë ndeshem  dhe mezi pres. Kjo për mua është një ëndërr dhe do I bëjë të gjithë Shqipëtarët krenar.

Advertisement

 

 

Vizion Plus:Sa orë në ditë stërviteni ?

 

Advertisement

Kur jam në përgatitje bëj 5-6 orë në ditë ndërsa këto  10 ditët e fundit  që po I afrohemi ndeshjes  1 orë, maksimumi 2 orë.

 

Vizion Plus:Tani që po i afrohemi 25 gushtit si e imagjinon stadiumin “Air Albania” atë ditë?

 

Advertisement

Është një ndeshje e madhe ,ka goxha kapacitet ,por për mua do ishte ëndërr nësë do shoh stadiumin plot me flamurat kuqezi,se di nuk ka ndodh asnjëherë në historinë e boksit Shqipëtar të ndodhi dicka e tillë në një stadium futbollli.Dhe besoj se Shqipëtarët nuk do më zhgënjejnë do jenë gjithmonë aty të më përkrahin.

 

Vizion Plus:Shumë faleminderit dhe shumë suksese në ndeshjen e 25 gushtit, shihemi atje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy