Ekspertja e seksit: Të tradhtosh është natyrale, njësoj si të marrësh frymë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertja e seksit: Të tradhtosh është natyrale, njësoj si të marrësh frymë

Për shumicën e njerëzve, tradhtia është diçka e patolerueshme dhe diçka e tillë i çon direkt në ndarje. Por sipas ekspertes Nadia Bokody, tradhtia është thjesht një instikt njerëzor natyral.

“Dëshira jonë për të bërë seks me njerëz të ndryshëm nga bashkëshorti ynë është po aq e lindur sa edhe kërkesa për të marrë frymë. Në vend që të ndëshkojmë atë që na tradhton, duhet të tregohemi më të butë.”

Ajo tregoi në internet se në një lidhje të mëparshme edhe ajo vetë kishte tradhtuar.

Advertisement

“Kjo e futi partnerin tim në agoni dhe zhduku besimin e tij.”

Nadia iu referua një studimi të vitit 2014 i cili arrit në përfundimin se tradhtia është ndër arsyet kryesore që çiftet shkurorëzohen.

Duke këmbëngulur se tradhtia është e natyrshme, por jo e papranueshme, ajo shtoi: “Turpi dhe helmi i rezervuar posaçërisht për ne që gabojmë në gjykimin moral është i palogjikshëm. Jo se mendoj se tradhtia është në rregull, por sepse besoj se është nuk është një vepër e denjë për burgim të përjetshëm.”

Ekspertja e seksit: Të tradhtosh është natyrale, njësoj si të marrësh frymë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy