Ilir Meta reagon ashpër: Ky është një krim i paamnistueshëm nga mafia në pushtet, njësoj siç iu vunë kazmat kishave e xhamive në ’67-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Meta reagon ashpër: Ky është një krim i paamnistueshëm nga mafia në pushtet, njësoj siç iu vunë kazmat kishave e xhamive në ’67-n

Ilir Meta ka reaguar ashpër pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

“KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Advertisement

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM”, shprehet Ilir Meta në reagimin e tij.

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy