Xiaomi ka konfirmuar sot se ka shitur mbi 140 milionë njësi të serisë së telefonëve të mençur Redmi Note në nivel global.

Note 8 ështe i dyti më i shitur, sipas firmës kërkimore Omdia, transmeton KOHA.

Në tetorin e vitit të kaluar kompania kishte arritur të shesë 100 milion njësi të Redmi Note, kurse në marsin e këtij vitit kishte festuar arritjen rekorde prej 110 milionë njësive të shitura.

Seria e Redmi Note 8, që përfshinë Note 8, Note 8T dhe Note 8 Pro ka arritur të shesë 30 milionë njësi në muajin maj 2020, kurse dy modelet vanilla dhe Pro ishin dy nga top 10 telefonët më të shitur në çerekun e katërt të vitit 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mars të këtij viti Redmi kishte lansuar Note 9, megjithatë ende nuk dihen statistikat e shitjes së kësaj serie.

Kurse raportohet se Redmi më 24 nëntor do të sjellë Note 9 5G dhe Note 9 pro 5G.