minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedoni, 12 mijë të larguar nga puna që nga fillimi i pandemisë - Struga.info


Maqedoni, 12 mijë të larguar nga puna që nga fillimi i pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kriza e shkaktuar nga korona virusi ka mbyllur 12 mijë vende pune në mbarë vendin. Kjo është shifra zyrtare e të papunëve, përfshirë muajin korrik që e publikoi drejtorja e Agjencisë së punësimit Jovanovska për “Radio Evropa e Lirë”.

Gjysma e tyre kanë mbetur pa punë për shkak të skadimit të kontratës së punës gjegjësisht punëdhënësit nuk ua kanë vazhduar angazhimin. Më shumë largime ka në veprimtaritë prodhuese.

“Nga numri i personave të papunës, 12 mijë gjegjësisht 11.734 persona janë në evidencë dhe për të njëjtit është evidentuar ndërprerja e marrëdhënies së punës gjegjësisht ç’lajmërim nga sigurimi i obliguar social në periudhën pas 11 marsit 2020, që përkon me fillimin e krizës së virusit. Përqindja më e madhe e personave të papunës që janë në evidencë, kanë pasur ndërprerje të marrëdhënies së punës, për shkak të skadimit të kontratave për kohë të caktuar, ky numër është rreth 48%”-/ deklaroi Biljana Jovanovska- drejtore e Agjencisë së punësimit.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së punësimit edhe më tej qëndrojnë të dhënat deri në muajin maj gjegjësisht për dy muajt e fundit nuk ka numër të saktë të qytetarëve që janë paraqitur si të papunë. Praktika për publikim të rregullt të numrit të largimeve nga paraqitja e pandemisë u bë pjesë thuajse e të gjitha vendet në botë. SHBA publikoi se në katër muajt e fundit, rreth 1,1 milionë punëtorë kanë kërkuar ndihmë nga shteti pasi kanë mbetur pa punë. Britania dhe Gjermania kanë regjistruar rritje rekord të papunësisë në tremujorin e dytë të vitit.

Advertisement

The post Maqedoni, 12 mijë të larguar nga puna që nga fillimi i pandemisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy