SHBA/ Policia vret afro-amerikanin, s’ndalet keqtrajtimi i personave me ngjyrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA/ Policia vret afro-amerikanin, s’ndalet keqtrajtimi i personave me ngjyrë

Daniel Prude, një tjetër amerikan me ngjyrë është dhunuar nga policia amerikane e ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.

41-vjeçari, baba i 5 fëmijëve dhe një person me çrregullime mendore, ishte duke shkuar në shtëpinë e të vëllait të tij i zhveshur, ndërsa jashtë binte dëbore. Policët e detyruan të shtrihej në tokë me duart pas, por 41-vjeçari u tha se ishte i infektuar me koronavirus . Efektivët i vendosën atij një kapuç në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Edhe pse kërkoi disa herë që t’ia hiqnin, oficerët nuk reaguan. Këto pamje të filmuara nga familjarë të Prude flasin edhe njëherë për brutalitetin e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi për vdekjen e 41-vjeçarit vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje në shtetet e bashkuara pasi një tjetër afro-amerikani, Jacob Blake i cili u qëllua disa herë në shpinë në Wisconsin, më 23 gusht.

Advertisement

Protestuesit e zemëruar kanë dënuar për muaj të tërë dhunën e policisë amerikane, që pas vrasjes së George Floyd. Ai ndërroi jetë si pasojë e asfiksimit pasi një polic, i vendosi gjurin e tij në qafë për rreth 8 minuta, duke i shkaktuar dhe vdekjen.

The post SHBA/ Policia vret afro-amerikanin, s’ndalet keqtrajtimi i personave me ngjyrë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy