
Një mësuese kërcimi është akuzuar për përdhunimin e një nxenes 15-vjeçar.
Carly Green, 24 vjeç, nga Aston, Pennsylvania, u akuzua për sulm seksual të një fëmije.
“Makthi më i keq i çdo prindi. Ky është një rast i trishtueshëm që përfshin një mësuese që abuzon me besimin që prindi i jep asaj”, tha avokati i rrethit të qarkut Delaware Jack Stollsteimer.
Green akuzohet për përdhunimin e tij më shumë se 50 herë që kur filloi për herë të parë marrëdhëniet seksuale me të. Autoritetet thanë se studenti i rrëfeu policisë se marrëdhënia filloi në 2018 kur ai ishte vetëm 15-vjeç.
Green ishte një instruktore vallëzimi në studion “Dance Obsession” ku djali ishte regjistruar.
Hetuesit thanë se ata panë mesazhe të papërshtatshme midis të miturit dhe Green në telefonin e adoleshentit, si dhe foto nudo që mësuesja i dërgoi atij.
Nëna e djalit nisi të dyshonte pasi 15-vjeçari ishte në depression dhe nuk po shkontë më mirë me mësime. Kur ajo pyeti për alkoolin që djali kishte nisur të konsumonte, ai e pranoi marrëdhënien me mësuesen.
The post Mësuesja e kërcimit përdhunon 50 herë nxënësin appeared first on Vizion Plus.