minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Inspekorati do të bëjë hetim nëse ka pasur profesionalizëm në vdekjet e fundit nga COVID-19 - Struga.info


Inspekorati do të bëjë hetim nëse ka pasur profesionalizëm në vdekjet e fundit nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është i përfshirë në një hetim nëse ka pasur joprofesionalizëm dhe lëshime në mjekimin e të rinjve që ndërruan jetë nga Covid-19, i cili shkaktoi ankth në publik.

Për më tepër, sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi se numri i vdekjeve në bazë ditore e rriti mesataren e saj nga 6.5 në 8 raste në ditë. Absurdi është se ndërsa numri i të vdekurve rritet, është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

“Procedurë për inspektim të jashtëzakonshme është duke u zhvilluar për shkak të shqetësimeve publike, për vdekjet e fundit, veçanërisht për katër të rinjtë që vdiqën dy ditë më parë – një grua 29-vjeçare nga Strumica, një vajzë 23-vjeçare nga Shkupi, e ndjera nga Kriva Pallanka dhe raste të tjera”, tha për “Nova” Irina Sotirova-Buhova, Drejtore e Fondit për Sigurim Shëndetësore.

Dyshimi më i madh në aftësitë shëndetësore dhe mjekimit u shkaktua nga vdekja e 35-vjeçares nga Resnja që vdiq dy javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa tashmë atje janë konstatuar lëshime në mjekim./Telegrafi/

Advertisement

The post Inspekorati do të bëjë hetim nëse ka pasur profesionalizëm në vdekjet e fundit nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy