minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Për një orë janë gjobitur 70 shofer në Tetovë - Struga.info


Për një orë janë gjobitur 70 shofer në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për një orë në Tetovë, policia gjobiti 70 shoferë dhe brenda 20 ditësh, më shumë se 9.000 gjoba u dhanë të gjithë vendin.

“Të gjitha shkeljet në komunikacion janë të sanksionuara, veçanërisht ato që janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda. Deri më tani, në këto njëzet ditë që nga fillimi i kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, janë dhënë rreth 9.000 sanksione, kryesisht për shpejtësi, automjete të paregjistruara, dhe motoristët që nuk i përmbahen rregullave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angellovski.

Ai u bëri apel qytetarëve të Tetovës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion për të rritur sigurinë.

“Në vetëm një orë në kontrollin e sotëm të veprimit në Tetovë, u dhanë 70 sanksione, kryesisht për automjete të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi dhe për shkelje tjera” tha Angellovski, i cili theksoi se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim./Telegrafi/

Advertisement

The post Për një orë janë gjobitur 70 shofer në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy