Radev: Nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duhet të gjendet zgjidhje politike, por nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën ose me kërkesat për pakicat nacionale, deklaroi sot presidenti bullgar, Rumen Radev lidhur me kontestet midis Sofjes dhe Shkupit dhe pritshmëritë midis Sofjes dhe Shkupit dhe pritshmëritë nga takimi i komisionit të përbashkët për çështjet historike.

“Anëtarët e Komisionit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë janë profesionistë, ata do ta kërkojnë dhe do ta mbrojnë, sikurse si deri më tani, të vërtetën historike dhe interesin kombëtar bullgar. Mesazhi im për ta është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë dhe për Maqedoninë dhe BE-në. Është koha të gjendet zgjidhje politike që do t’i konfirmojë të gjitha parimet e respektimit të historisë dhe fqinjësisë së mirë dhe respektimin e identitetit tonë dhe gjuhës”, tha Radev.

Kjo, sipas tij, fillimisht është përgjegjësi e vendit – kandidat për anëtarësim me BE-në, transmeton BGNES.

“Gjithmonë ka hapësirë për kompromise, por ato nuk mund të bëhen me historinë, identitetin dhe gjuhën, ose me kërkesat për pakicat nacionale”, theksoi Radev.

Advertisement

The post Radev: Nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy