Gostivar: Policia ndërpret një aheng familjar, ndalohet pronari i objektit hotelierik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (4 nëntor) në ora 17:40, zyrtarët policor nga stacioni në Gostivar, e kanë arrestuar personin M.I (32) nga fshati Dobridoll, pronar i një objekti hotelierik, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “mosveprim sipas protokolleve shëndetësore në kohë pandemie”.

Nga MPB thonë se pas një denoncimi paraprak, zyrtarët policor dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut në Gostivar, kanë kryer kontrolle në objektin hotelierik, i cili ka qenë i mbyllur më herët, për shkak të organizimit të ahengjeve familjare.

MPB në njoftim thekson se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen kallëzime adekuate./Telegrafi/

The post Gostivar: Policia ndërpret një aheng familjar, ndalohet pronari i objektit hotelierik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy