
Tutat u krijuan për t’u qetësuar në divan (dhe herë pas here për të shkuar në palestër), por ato janë shumë më tepër se kaq. Ky element kryesor i dollapit nuk ka pse të duket i pavlerë për rastet e tjera që ju dilni: ka mënyra të shumta për të stiluar tutat tuaj, që do t’ju bëjë të dukeni dhe të ndjeheni si një ikonë mode.
“Blerina moderne”: Mund të kombinoni tutat tuaja me një palë këpucë balerina me ngjyrë të ëmbël, pastel ose të preferuarën tuaj.
“Karantinë në Paris”: Një beretë dhe një palë çizme nuk dalin kurrë nga moda kështu që mund t’i vishni me një palë tuta si në foton e mëposhtme:
Tuta për në punë; Kombinojini me një këmishë dhe atlete kështu do jesh e përshtatshme për një takim pune në fundjavë!
Kazuale por e bukur; një scrunchie, kanatjere e shkurtër dhe xhup, për daljet e shpejta me shoqërinë pranë shtëpisë!