Surprizojnë binjakët Veshaj, edhe emision edhe këngë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Surprizojnë binjakët Veshaj, edhe emision edhe këngë

Ata janë binjakët më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Të ndjekur shumë që në fillimet e  karrierës së tyre ku performonin në Al Pazar, duke u bërë të pëlqyer shumë nga të gjithë.

Roemo Veshaj dhe Donald Veshaj duket të jenë një dyshe premtuese për ekranet shqipëtare. Pas eksperincës me emisionin “Treshat”, i shohim në Vizion Plus me një tjetër mision, një spektakël night show,  i quajtur “Binjakët”. Të gjithë ndoqëm të dielën risinë e këtij formati, të gjithë vumë re më në fund detajet  e lidhjes së Donaldit me Bora Zemanin. Një emision që theu rekorde shikueshmërie dhe shumë i përfolur për të pathënat qê zbuluam.

Të ftuar në Next, binjakët zbuluan edhe më teper detaje nga emisioni, jeta e tyre private e mbi te gjitha, projektet e tjera ku do i shohim së shpejti. Ajo që na habiti ishte pjesëmarrja e tyre edhe në muzikë. Romeo tregon se, së shpejti të dy ata do të vinë në ekran me një këngë. Pra do t’i shohim edhe në këtë fushë. Një këngë e prodhuar nga producenti i njohur, Fabian Basha. Përsa i përket datës së publikimit, ata kanë  vendosur ta lënë surprizë.

Detajat e hollësishme i gjeni në linkun më poshtë.

Advertisement

View this post on Instagram

@next_vizionplus / Surprizojnë binjakët, edhe emision edhe këngë! @greta_allushi @romeoveshaj @donaldveshaj

A post shared by 20 Vjet | Vizion Plus TV ©️ (@vizionplustv) on Nov 11, 2020 at 7:00am PST

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy