minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
S’ka shpresa të madha se sivjet do të nisin bisedimet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare - Struga.info


S’ka shpresa të madha se sivjet do të nisin bisedimet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumë diplomatë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian vërtetojnë se Maqedonia e Veriut me siguri do të bllokohet nga Bullgaria në Këshillin e Ministrave që do të mbahet më 17 dhjetor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot u mblodhën në Bruksel për t’i shqyrtuar konluzionet që duhet të miratohen më 8 dhjetor.

Siç sqarojnë diplomatët e vendeve anëtare të BE-së, nga konkluzionet është hequr opsioni mbajtja e konferencave të para me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Sofjes.

“Mund të them se nuk ka shumë shpresë për konferencë ndërqeveritare dhe nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut sivjet për shkak të vetos bullgare”, thotë një diplomat i një vendi perëndimor anëtar në BE.

Bullgaria në mbledhjen e sotme ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement

The post S’ka shpresa të madha se sivjet do të nisin bisedimet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy